Dua Lipa do të performojë live në “SNL”

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Dua Lipa, do të jetë mysafire muzikore në edicionin e ardhshëm të emisionit “Saturday Night Live”.

Lajmin e ka bërë të ditur bukuroshja Lipa përmes një postimi në Instagram, ku tregon se do të jetë pjesë e emisionit komik shumë të ndjekur në Amerikës, me datën 28 mars. Krahas këngëtares e cila do të performojë live në këtë skenë, emisioni atë ditë do të prezantohet nga aktori dhe regjisori i njohur, John Krasinski. Interpretimet e artistëve në “SNL” janë shumë të mirëpritura nga publiku mbarëbotëror, dhe vetëm artistët e arritur tashmë, ftohen për të performuar në këtë skenë.

Ndër yjet të cilët kanë qenë mysafir muzikor të emisionit janë: Pink, Cardi B, Miley Cyrus, Billie Eilish, Justin Bieber, The Weeknd dhe të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?