Dua Lipa e dashuruar me bregdetin shqiptar, rikthehet sërish pas pushimeve në Greqi
Dua Lipa pasi kaloi disa ditë pushime në Greqi së bashku me të dashurin, Romain Gavras, është rikthyer sërish në Shqipëri.
Ajo po shijon plazhet në jug të vendit me familjen e saj. Këngëtarja ka publikuar disa foto nga pushimet, ku shihet e veshur me të bardha dhe duket se perëndimi i diellit është i preferuari i saj.
“Kthehemi për disa perëndime të tjera në Shqipëri”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotove.
Këngëtarja me famë botërore është kthyer një nga promovueset më të mëdha të turizmit në Shqipëri dhe duket se është e dashuruar me bregdetin tonë.
View this post on Instagram