Dua Lipa feston ditëlindjen, urimi i babait të këngëtares për 28-vjetorin e saj

Këngëtarja me origjinë shqiptare me famë botërore, Dua Lipa feston ditëlindjen. Një urim special për 28-të vjetorin e saj ka bërë babai i këngëtares Duagjin Lipa,

Ai ka postuar disa fotografi në rrjetet sociale së bashku me yllin e popit ku shkruan:

“Urime ditëlindjen dashuria ime. Vazhdo të shkëlqesh dhe kurrë mos ndalo të jesh e mrekullueshme. Të dua.”

Dua Lipa ka lindur më 22 Gusht 1995 në Londër dhe është vajza e Dukagjinit dhe Anesës.

Dy prindërit e saj u larguan nga Kosova për shkak të situatës së pasigurisë atje në vitin 1990.

Por, këngëtarja ka qëndruar gjithmonë besnike rrënjëve të saj, dhe ka folur gjithmonë hapur për origjinën shqiptare.

Së fundmi ajo kaloi edhe pushimet e verës në jugun e Shqipërisë.

SHKARKO APP