Dua Lipa hipnotizon në tapetin e kuq (FOTO)
Sot në mbrëmje do të mbahet ceremonia e BRIT Awards 2018-të, eventi më i rëndësishëm i muzikës angleze. 22-vjeçarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa duket se është më shumë se gati për të ndezuar mbrëmjen.
E veshur me një fustan rozë pastel, që lidhej në mes me një fjongo të zezë, Dua ka jetuar momentin e saj prej princeshe. Sepse në fakt, dukej e tillë. I shkurtër përpara dhe i gjatë nga pas, fustani i gjithi tyl nxirrte në pah format perfekte të Dua-s. Fustanin prej princeshe, ylli i ‘New Rules’ e kishte kombinuar me një palë sandale të zeza dhe grim të thjeshtë.
Teksa luante me poza ndërkohë që fotografohej në tapetin e kuq, Dua mbante në dorë një trëndafil të bardhë, si simbol i mbështetjes së fushatës kundër abuzimeve seksuale, Time’s Up. Në eventin e sotëm, Dua Lipa kryeson në listën e nominimeve. E nominuar në 5 kategori, këngëtarja shqiptare ka lënë pas Ed Sheeran, duke ia kaluar me një nominim më tepër.
https://www.instagram.com/p/Bfd8OLfF34f/?taken-by=dualipa