Dua Lipa jep mesazhin e rëndësishëm për vajzat shqiptare

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare në botë.

Ajo është në kulmet e karrierës së saj, por megjithatë nuk e harron origjinën se nga vjen duke e përmendur shpesh nëpër intervista që është krenare për vendlindjen e saj.

Në një intervistë të dhënë për “Billboard”, kur Dua është pyetur për çmimet “Grammy” ajo zbuloi se fitorja do të përfaqësojë diçka më të madhe se ajo vetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam shumë krenare që kam dy kombësi. Përfaqësoj Londrën dhe Prishtinën. Kam jetuar në Kosovë për 4 vite derisa u shpërngula për në Londër. Kur publikova këngën time të parë, të gjitha klikimet erdhën nga Kosova. Të gjitha. Nëse fitoj, dua ti siguroj vajzave të reja që edhe nëse vjen nga një vend i vogël si Kosova mund të arrish shumë gjëra”, tha Dua.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?