FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dua Lipa kandidate për një nga shfaqjet më të mëdha në botë

Një këngëtare shqiptare mund të jetë për herë të parë protagoniste e shfaqjes së pushimit të SuperBowl. Dua Lipa është një nga kandidatet kryesore për të qenë pjesë e asaj që cilësohet si një nga shfaqjet më të mëdha e rëndësishme muzikore në botë, ku kanë kënduar ikonat më të mëdha të muzikës.

Sipas “BILD”, bëhet fjalë për një treshe këngëtaresh që mund të këndojnë së bashku në shfaqjen e SuperBowl 60 që zhvillohet më 8 shkurt 2026 në “Levi’s Stadium”, në Santa Klara, Kaliforni. Përkrah 28-vjeçares Dua Lipa, pritet të jenë edhe Sabrina Karpenter dhe Çapëll Roan.

Për Dua Lipën, kjo do të ishte shfaqja e dytë e madhe sportivë në të cilën merr pjesë, pas asaj të finales së Ligës së Kampioneve në vitin 2018. Por shfaqja në pushimin e SuperBowl, është në një nivel komplet tjetër dhe për shumë artistë cilësohet ndër kulmet e karrierës së tyre muzikore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?