Dua Lipa kërcënohet nga fansat e Tayor Swift

Këngëtarja me origjinë shiptare Dua Lipa pretendon se fansat e Talyor Swift e kanë kërcënuar në rrjetet sociale. Kjo ka ndodhur për shkak të deklaratës së Lipës, e cila ëstë shprehur se do të preferonte Kanye West në vend të Talyor.

22-vjeçarja e ‘New Rules’ bëri deklaratën në një video në vitin 2016.

Ndërsa tani këngëtarja ka zgjedhur që të sqarojë vendimin e saj: “Po mendoja për muzikën e tyre dhe Talyor është mahnitëse, por unë jam fansja e hip-hop ndaj unë do të zgjidhja Kayne në vend të gjithëve.”

Kur video u zbulua fansat e Talyer i dërguan Dua Lipës mesazhe kërcënuese.

“Ata më dërgonin emoji gjarpërinjsh për 3 ditë me rradhë. Më shkruanin se shpresonin që të vdisja, por nuk thashë asgjë,“-tha Dua në një intervistë për Rolling Stone.

Midis Talyor dhe Kanye West ka filluar një armiqësi që në vitin 2009.

Gjithçka midis tyre filloi kur Kanye West përmendi emrin e Taylor në këngën e tij “Famous”. Tayor akuzoi Kanye se nuk i kishte dhënë autorizimin, por gjithçka ndryshoi kur një bisedë e regjistruar midis tyre u publikua. Fansat e Kanye postuan “emoji gjarpër” në të gjitha rrjetet sociale të Taylor

SHKARKO APP