Dua Lipa në probleme, del para gjyqit
Dua Lipa do duhet të shkojë në gjykatë për herë të tretë për këngën e saj hit “Levitating”. Ajo është akuzuar se ka kopjuar këngën e vitit 1979 të quajtur “Wiggle and Giggle All Night” nga kompozitorët L. Russell Brown dhe Sandy Linzer.
Këngëtarja me origjinë shqiptare do të përballet me një padi që pretendon se hiti i saj që kryesoi listën e vitit 2021, “Levitating” ka huazuar elemente kompozicionale nga kënga e diskotekës e vitit 1979 “Wiggle and Giggle All Night”.
Gjykatësja e qarkut amerikan, Katherine Polk Failla vendosi se kompozitorët e këngës “Wiggle and Giggle All Night”, L. Russell Broën dhe Sandy Linzer, kanë arsye për të ndjekur çështjen e tyre duke pretenduar “ngjashmëri thelbësore” midis dy këngëve. Padia e paraqitur në mars 2022, pretendon se “Levitating” ndan “elemente kompozicionale” të dallueshme, duke përfshirë melodinë e hapjes, me hitin e diskos.
Avokatët mbrojtës argumentuan se është e pabesueshme që Lipa të ketë dëgjuar këngën përpara se të krijonte “Levitating”, gjyqtari Failla pranoi se paditësit paraqitën prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimin e tyre, se ngjashmëria e jashtëzakonshme e këngëve meriton shqyrtim të mëtejshëm.