Dua Lipa përsërit apelin: Rinia e Kosovës meriton liberalizimin e vizave
Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka bërë sërish thirrje për liberalizimin e vizave të Kosovës. Ashtu si në konferencën për shtyp të së enjtes këngëtarja këtë herë me anë të një postimi në Instagram.
“Dje pasdite mora titullin Ambasadore Nderi e Kosovës nga presidentja jonë Vjosa Osmani. Është nder dhe privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim në të gjithë botën dhe të vazhdoj punën dhe përpjekjet e mia globalisht për të lënë shenjë dhe të bëjmë një ndryshim.
Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe për të ëndërruar të mëdha”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Instagram.
Një ditë më parë presidentja Vjosa Osmani i dha titullin “Ambasadore Nderi” Dua Lipas, në ceremoninë ku morën pjesë edhe bashkëshorti dhe dy vajzat e presidentes.
View this post on Instagram