Dua Lipa refuzon ftesën për të qenë pjesë e “Met Gala” këtë vit
Dua Lipa nuk do të jetë e pranishme në “Met Gala” që do të zhvillohet këtë vit, pasi është e zënë me xhirimin e thrillerit të ardhshëm të filmit “Argylle”.
Këngëtarja 26-vjeçare, e cila për herë të fundit ka ecur në tapetin e “Met Gala” në vitin 2019, thuhet se ka refuzuar një ftesë për mbledhjen e fondeve në Nju Jork, e cila do të zhvillohet më 13 shtator, raporton “Daily Mail”.
Xhirimet për filmin e Matthew Vaughn mendohet të kenë filluar muajin e kaluar dhe Dua do të luajë së bashku me Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L. Jackson. Filmi bazohet në romanin me të njëjtin emër të Ellie Conway.
Një burim i tha TMZ : “Këngëtarja ishte pjesë e të famshmëve të ftuar në sallën e famshme të mbledhjes së fondeve në Nju Jork këtë muaj, por asaj iu desh ta refuzonte, sepse ishte e zënë me xhirimet për thrillerin e ardhshëm të ‘Argylle’.”
Filmi tregon historinë e spiunit numër një në botë dhe aventurat e tij ndërkombëtare në Amerikë, Londër dhe destinacione të tjera nëpër botë.
“Met Gala” do të mbahet në Muzeun Metropolitan të Artit të Nju Jorkut, më 13 shtator, në vend të së hënës së parë të zakonshme të majit, pasi Covid-19 anuloi përgatitjet e vitit 2020.
Vizitorët që marrin pjesë duhet të jenë plotësisht të vaksinuar, dhe gjithashtu duhet të mbajnë maskat e tyre në ambiente të mbyllura kur nuk hanë ose pinë.