FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dua Lipa rrugës për tu bërë miliardere, kjo falë babait të saj

Ylli i popit, Dua Lipa është rrugës për t’u bërë miliardere. Të ardhurat e artistes vetëm për vitin e kaluar ja kanë kaluar ato të Adele. Këngëtarja ka fituar 68 milionë paund, por pasuria totale e saj ende nuk ja kalon këngëtares tjetër britanike.

Që kur artistja vendosi të bashkëpunonte me babanë e saj Dukagjinin, fitimet e saj kanë qenë marramendëse. Dyshja kanë krijuar së bashku një kompani të quajtur ”Radical 22 Publishing Limited” për të ndihmuar në menaxhim të karrierës së Lipës.

Artistja nuk fiton vetëm nga karriera e saj si këngëtare. E lindur në Londër nga prindër kosovarë, ajo thuhet se fiton 10 milionë paund në vit nga rrjetet sociale. Në korrik, ajo arriti një marrëveshje me shumë shifra me markën Porsche dhe bashkëpunon edhe me disa marka të tjera të njohura. Lajmi për fitimet e konsiderueshme vjen pasi Dua publikoi këngën e saj të sukseshme Houdini, në nëntor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?