Dua Lipa shpallet ”Artistja më e mirë britanike”

Të enjten mbrëma u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “Global Awards”, ku ishte e pranishme edhe artistja shqiptare me famë globale, Dua Lipa. Vlerësimi për çmimet “Global Awards” është bërë nga suksesi i këngëve në radio, duke i dhënë meritë këngëve të dëgjuara më shumë.

Dua ka rrëmbyer çmimin “Artistja më e mirë britanike”. Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe fansat për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë gjithë kësaj kohe.

“Faleminderit të gjithë fansave të mi, dëgjuesëve dhe kujtdo në “Global Awards” që votoi dhe mbështeti muzikën time. Faleminderit për çmimin ”Artistja më e mirë britanike”. Një mbrëmje argëtuese me të dashurit e mi dhe një natë speciale”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para një muaji ajo publikoi këngën e saj të re të titulluar “Physical”, e cila është pjesë e albumit të ri. Dua ka zgjedhur një fustan zi të mbyllur deri në fyt por me një të çarë anash.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?