Dua Lipa triumfon në ”BRIT Awards”: Fenomen në muzikën e këtij viti!

Në Londër mbrëmjes e së mërkurës u mbajt ceremonia e ”BRIT Awards”, dhe yjet e shfaqjes ishin Dua Lipa dhe reperi Stormzy. Të dy morën nga dy çmime, por Dua Lipa bëri pak më shumë se aq.

Fituesja e parë e BRIT Awards ishte pikërisht Dua Lipa e cila mori çmimin ‘Best Female Solo Artist’ (Artistja më e mirë femër). ”Faleminderit shumë. Jam kaq e nderuar dhe e përulur. Dua të falenderoj çdo grua që ka qenë përpara meje në këtë skenë dhe kanë frymëzuar vajza si unë për t’i çuar më tej ëndrrat tona”,-është shprehur Lipa.

Dua Lipa është këngëtarja e parë në historinë e çmimeve ”BRIT” që nominohet në pesë kategori të ndryshme. U nominua për Këngën më të Mirë Britanike, Videon Muzikore më të Mirë Britanike, Albumi Britanik i Vitit, Artistja më e Mirë Britanike dhe Zbulimi më i Mirë Britanik. Nga këto nominime, këngëtarja shqiptare mori me vete vetëm dy të fundit.

Për të marrë çmimin e dytë të saj, ajo ngjiti në skenë vëllain dhe motrën e saj, Gjin dhe Rina, sepse në fund të albumit, vetë Dua shpjegon se donte që ata të përjetonin nga afër magjinë dhe se ëndrrat kthehen vërtetë në realitet.

Për të pranuar çmimet, Dua veshi një fustan ngjyrë bojëqielli e lehtë, me jakë të hapur dhe kristale dekorues në gjithë gjatësinë e tij. Flokët sigurisht, i mbajti të drejtë dhe të zinj, ndërsa sytë të shkëlqyeshëm.

SHKARKO APP