Duan birra, tifozët “thyejnë” rregullat në Katar

Botërori i parë pa birra. Katari ka ndaluar në mënyrë kategorike konsumimin e pijeve alkoolike në stadiumet e Kupës së Botës. Kjo masë nuk ka ndikuar aspak tek tifozët, të cilët formuan radhë të gjata për të pirë gllënjkat e para të birrës në festivalin e organizuar nga FIFA.

Mijëra tifozë nga e gjithë bota qëndruan në pritje për të konsumuar birrën e parë në shtetin e Katarit, që pavarësisht organizimit të një turneu madhor si Kupa e Botës, rregullat mbeten strikte.

Birra alkoolike do shiten brenda perimetrit të pikëshitjeve të biletave në secilin prej 8 stadiumeve të shtetit persik, tre orë para dhe një orë pas çdo ndeshje gjatë turneut 28 ditor në Katar.

Kupa e Botës 2022 është edicioni i parë i turneut që mbahet në një vend tërësisht mysliman me kontrolle të rrepta mbi alkoolin, konsumimi i të cilit është i ndaluar në publik.

SHKARKO APP