Dueti i Irkencit dhe Lionelit, këngë që përlot (VIDEO)
Në profilin e shumë Vip-ave u vu re shpërndarja e këngës së realizuar nga Irkenc Hyka në bashkëpunim me vogëlushin Lionel Boçi. Do të pyesni se cila ishte arsyeja? Ishte pikërisht mesazhi emocionues i kësaj këngë që flet për fëmijët e braktisur që në lindje. Lioneli i vogël adoptohet nga një grua e moshuar dhe gjatë jetës bëhet një djalë i pasur. Lionel Boçi është një artist i ri jo aq i panjohur për publikun shqiptar, pasi e kemi parë në të shfaqet në klipet e Bes Kallakut. Klipi “Pasqyrë” vjen për publikun me nota të forta emocionale dhe vogëlushi Lionel duket, se e ka nisur mbarë rrugën e artit.