Dy bileta me vlerë 100 mijë dollarë, Julia rezervon vendin e saj në Botërorin Katar 2022

Julia Roberts mori pjesë një ankand bamirësie në Los Anxhelos, ku bleu dy bileta për Kupën e Botës “Qatar 2022”. Ankandi u organizua nga aktori Sean Penn për të mbledhur para për aktivitetet e tij të bamirësisë dhe ndihmave në Haiti. Aktorja e famshme amerikane mori dy bileta për të dhe bashkëshortin e saj Danny Moder, me një vlerë rreth 100.000 dollarë.

Ndërkohë në Katar, Komiteti i Lartë për Projekte dhe Trashëgimi i cili është përgjegjës për përgatitjet për “FIFA World Cup Qatar 2022”, u shpreh i kënaqur që ka qenë shkak për mbledhjen e kësaj shume për bamirësi. Komiteti tha gjithashtu se ishte i lumtur që në këtë botëror do të marrë pjesë aktorja e mirënjohur amerikane me fame botërore.

Aktorja Roberts është e njohur si mbështetëse e klubit anglez të futbollit Manchester United, dhe ka qenë shpeshherë e pranishme në stadiumet europiane ku ka pozuar në krah të yjeve të futbollit, si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Zinedine Zidane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?