Dy yjet e Game of Thrones në pritje të ëmbël! Së shpejti prindër për herë të parë!

Kit Harington dhe Rose Leslie janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Dy aktorët e njohur të Game of Thrones, 33 vjeç, të cilët u njohën dhe u dashuruan gjatë xhirimeve, zbuluan lajmin e bukur kur Rose shfaqi barkun e rrumbullakosur të shtunën.

Një fotografi bardh e zi nga xhirimet për revistën Make e tregonte aktoren rrezatuese. Rose njihet nga të gjithë për rolin e saj si Ygritte në serial, që fatkeqësisht nuk arriti deri në finale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke folur për revistën Stylist për kohën e saj në karantinë, Rose tha: “Ndihem jashtëzakonisht mirënjohëse. Burri im dhe unë ishim me fat që kaluam izolimin në fshat. Ka qenë një kohë e jashtëzakonshme për të gjithë ne, sigurisht që na ka ngadalësuar”.

Çifti e mbajti martesën e tyre private dhe para ceremonisë nuk ishin shfaqur së bashku për më shumë se gjashtë muaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?