“E ardhmja më duket shumë e trishtë”, çfarë e shqetëson Klea Hutën
E ardhmja sa vjen e lidhet gjithmonë e më shumë me teknologjinë. Nga aparatet celularë, kompjuterat dhe robotët janë vetëm disa nga hapat që kjo fushë ka avancuar.
Mirëpo, ky avancim nuk ka vetëm anë pozitive, por edhe negative pasi duket se njerëzit sa vjen edhe po i largohen edhe më shumë njëri-tjetrit.
Këtë shqetësim ka ndarë edhe moderatorja Klea Huta përmes një foto të publikuar në Instastory, ku shkruan:
“Kjo fotoja nuk e di çfarë përmban, por e ardhmja më duket shumë e trishtë. Shokët e ngushtë të nipërve dhe mbesave të mia më duket sikur do jenë robotër! Dhe distancimi social ka nisur prej vitesh, s’e kuptoj propagandën e Covid-19”.
Kujtojmë që Klea ka vetëm pak javë që është bërë nënë për herë të parë dhe tashmë e shikon jetën edhe me një tjetër këndvështrim.
/abcnews.al