“E bukura ime, të dua”, Tolgahan i bën dhuratën më të bukur Almedës
Për modelen e njohur shqiptare Almeda Abazi sot është një ditë e veçantë, pasi feston ditëlindjen e saj të 26-të dhe përvjetorin e parë të martesës me aktorin Tolgahan Sayisman. Me siguri të gjithë e mbajnë mend dasmën e tyre të mrekullueshme, ku të dy reflektonin gjatë gjithë kohës dashurinë e madhe për njëri-tjetrin.
Si Almeda dhe Tolgahan ditën e sotme postuan fotografi nga dasma, por fotografia e aktorit tërhoqi më shumë vëmendjen, sepse aty kishte shkruajtur edhe disa fjalë shumë të ëmbla urimi për bashkëshorten e tij.
“Të pafajshëm, elegant, zemër e bukur, e bukura ime, gruaja ime e dashur, gjithçkaja ime. Gëzuar ditëlindjen! Zoti na dhëntë përvjetore të bukura, për të ecur së bashku përpara, për të kapërcyer pengesat e vështira të jetës, për të qenë të lumtur dhe të qetë gjithmonë.
Të dua shumë, shumë.” shkruajti Tolgahan. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë Almedës edhe shumë vite të tjera të lumtura pranë njeriut të saj të zemrës.