E caktoi të flinte me një mashkull, Iliri debaton me Kristin: Nga bajame të bëj qiqër

Avantazhi të fituar në Prime-n e parë, Kristi ndau shtretërit e 13 banorëve të tjerë. Këto ndarje sollën disa debate në shtëpi, sidomos me Ilirin, i cili nuk ishte dakord të flinte në një krevat me Armirin. Të dy banorët patën disa “përplasje” gjatë këtyre ditëve.

Iliri: Nuk fle dot burrë me burrë. Fjeta si kaçak. Po na dhatë ndonjë krevat, mirë do bëni. Unë e di që Vëllai i Madh është i mirë dhe do më bëj një surprizë, do më bëj një krevat mbretëror. Por të fle vetëm, se mos fle me Senon. Kristi është skuth. Është ujk. Jemi në Prime-n e dytë, unë s’kam fjetur në krevat akoma. Ia arriti. Edhe unë, edhe Seno. Protestova në mënyrën time.

Seno: Për mua, aq shumë sa jam kënaqur dy netë… Unë e kam shijuar. Kjo falë Ilirit, se në çdo situatë nxjerr batuta. Unë e kisha problem ndarjen. I qëndroj disa gjërave që nuk i thyej. Si Iliri, edhe unë drejt asaj rruge isha. Për Ilirin bëri gabim, duhet t’i jepte një shtrat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kristi: Sa i përket zgjedhjes, mendoj se e ekzagjeruan. Mendoj se për disa të tjerë, unë kisha një avantazh, por e shpërndava në 6 personazhe të tjerë. Nuk ditën ta shfrytëzojnë. Nuk dinë fare nga futbolli. S’ditën ta luajtën. Ta shijojnë futbollin përtej ekranin, se për të luajtur nuk janë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ilir: Nga bajame do e bëj qiqër. Dje e kuptoi që dolëm ne të fituar.

Kristi: Unë nuk e kam lënë fare Ilirin gjatë këtyre ditëve. Mendoj se Iliri ka përfituar shumë, por mund të përfitonte edhe më shumë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?