E cilësoi si ”person të padëshiruar”, Arjola i përgjigjet Fifit: Lajkatarët duken si shokë

Pas mbarimit të aventurës në programin ”Big Brother Vip Albania”, aktorja Arjola Demiri dhe këngëtarja Filloreta Raçi e njohur si FIfi, nuk i kanë rregulluar marrëdhëniet mes tyre. Ka qenë Fifi ajo që e ka quajtur “person të padëshirueshëm” Arjolën, teksa dhe ka treguar që aktorja e ka bërë bllok në rrjete sociale.

Nuk ka vonuar edhe Arjola i ka kthyer një përgjigje këngëtares. Aktorja ka publikuar një foto të saj në Instastory ku shfaqet me një tatuazh në krah “ALPHA” dhe ka sygjeruar dhe që mos ta nënvlerësojnë fuqinë e një guaje.

“Lajkatarët duken si shokë, ashtu siç duken ujqërit si qentë. Kurrë mos e nënvlerëso fuqinë e një gruaje Alfa”, shkruan Arjola në story.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?