E dinit sa ka pritur George Clooney për t’u bërë burri i Amal?
Aktori i njohur George Clooney ka dhënë një intervistë ku ka folur për jetën e tij si baba dhe bashkëshort. Dihet se 56-vjecari u njoh me Amal në 2014, por nuk kishte treguar asnjëherë se si i ka propozuar. “Mendova sa e bukur, e qeshur dhe e zgjuar është. Ajo më dërgonte disa fotografi kur ishte këtu dhe flinim me njëri-tjetrin, më së shumti duke treguar për jetën që bënim. Pas një kohe u kuptua qartë se ishim më shumë se miq”, tha ai për Hollywood Reporter. George tregoi se takimi i tyre i parë ishte në Londër, ku ai e ftoi për të vizituar disa monumente historike. Shkuam për darkë në një vend dhe kur dolëm kishte 50 paparacë jashtë, por ajo ia doli si kampione e vërtetë. Kur erdhi koha e propozimit, ai planifikoi një natë të magjishme në prill të 2014. “Gatova darkën për të, por asgjë impresionuese. Pasi zbulurova gjithcka, vura disa këngë të Rosemary dhe po prisja për pjesën “Why shouldn’t I? Why shouldn’t I take a chance when romance passes by? Why shouldn’t I know of love? It’s a really good song about why can’t I be in love?” Dhe më pas u ula në gjunjë me unazën në dorë. Qëndrova 20 minuta në gjunjë, pasi ajo u shokua dhe më në fund pranoi”, tha ai.