Këngëtari nga Kosova, Robert Berisha, i njohur si bashkëshorti i Norës ka sjellë disa hite muzikore, për të cilat bëhet shpesh pjesë e jetës së natës duke performuar në klube.

Në një intervistë për ‘Why Not’ nga Roza Lati, ai ka treguar se ka nisur karrierën si muzikant shumë kohë para Norës, por ndihet mirë që në Shqipëri njihet prej saj.

Robert Berisha: Është e vërtetë që për Shqipëri e duan Norën këtu, megjithëse ka publik të mirë dhe kudo që shkon nëpër koncerte e presin mirë dhe për Kosovë, kam filluar më herë unë si muzikant. Por atëherë nuk kemi patur Youtube e këto, kemi patur xhirimet e Vitit të Ri që bëheshin si muzikantë ato kasetat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu moderatorja zbuloi se Roberti bëhej tapë në këto xhirime, gjë të cilën muzikanti e konfirmoi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Robert Berisha: Në çdo xhirim bëhem ashtu, se zgjasin aq shumë sa duhet të pish dhe Vit i Ri. Ato xhirime janë bërë në vitin 1994-1996-1996 dhe Nora ka qenë atëherë 8-vjeçare. Është e vërtetë që në Shqipëri nuk më kanë njohur dhe më vjen shumë mirë që më njohin përmes Norës.