E dinit? “You’re beautiful” e James Blunt i kushtohet një shqiptareje

Të gjithë janë bërë konfuzë së fundmi pas një postimi që Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Lirim Greiçevci, ka bërë në profilin e tij në Instagram ku ka treguar se kënga e njohur “You’re beautiful “e James Blunt është bërë për një vajzë shqiptare.

Ai ka publikuar një video ku shihet këngëtari duke kënduar këngën e famshme dhe në përshkrim të saj ka shkruar se kjo këngën i dedikohet një vajze nga Kosova, e cila ishte takuar me këngëtarin në vitin 1999, në kohën kur James shërbente si një paqeruajtës me forcat Britanike në kohën e luftës së Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

”James Blunt këndon “You’re Beautiful”, një këngë që ia kushtoi një vajze të panjohur kosovare të cilën e kishte takuar kur shërbeu si paqeruajtës britanik në vitin 1999 dhe të cilën ai duhet ta kishte admiruar shumë duke shkruar një këngë për të. Sidoqoftë, kushdo që të jeni, faleminderit që frymëzuat James-in që këndoi një këngë kaq të bukur”, ka shkruar ai.

Mirëpo fansat i janë hedhur kundër, pasi janë të bindur që kjo këngë nuk ka asnjë lidhje me ndonjë vajzë nga Kosova, por është shkruajtur për ish të dashurën e këngëtarit,  Dixie Chassay.

Ndërkohë një vajzë me emrin Ganja ka lënë një koment në këtë postim u ka treguar se ajo është vajza kosovare, e cila është takuar dikur me Blunt dhe se kënga i dedikohet asaj.

“Pershendetje nga un ganja ket keng ma ka kushtu mu un jam kjo flm shum per poblikimin e kesaj kenge ju falmendetoj shum respekt:, shkruan ajo.

Megjithatë ende nuk dihet nëse është pikërisht kjo vajza, të cilës supozohet se Blunt i ka kushtuar këngën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?