”E dua Ilirin”, Monika Kryemadhi: Erion Braçen do ta votoja për kryebashkiak të Tiranës
Monika Kryemadhi e ftuar në ”Shqipëria Live”, ka treguar sesi është ndjerë dhe çfarë ka menduar kur ka parë Ilir Metën pas kafazit të xhamtë në seancën e fundit të gjyqit të tyre. ”Nuk ishte hera e parë që e shikoja Ilirin, për mua është Iliri i para 10 viteve nga ana mendore, shumë i qartë, shumë i kthjellët politikisht, snajper. Unë që e njoh prej 33 vitesh, rrathët e syve i vijnë nga leximi i gjatë. Për mua ka një posturë të jashtëzakonshme. Ka një posturë sikur është 30 vjeç, i bie që ka bërë shumë ushtrime barku dhe shpine, ka ngrënë shëndetshëm. Kostumin ia kanë çuar numër më të madh. Unë me të kam zero komunikim dhe nuk pranon asgjë prej meje”,-tha Kryemadhi.
E pyetur se cili është politikani që vlerëson më shumë, ajo ka përmendur Erion Braçen. “Politikani më i aftë për mua sot është Erion Braçe. Do e votoja për kryetar bashkie”, u shpreh Kryemadhi. Një koment ka dhënë edhe për kolegët me të cilët ndau rrugëtimin si opinioniste në Big Brother. “Arbër Hajdari ka qenë një surprizë, sjellja e tij me mua ka qenë surprizë. I pata thënë Arbrit mendoje seriozisht politikën, por është skeptik dhe nuk ka faj”, tha ajo.
Për Ledion Liçon u shpreh: ”Ledioni për mua është energji pozitive, i jashtëzakonshëm. Ai nxjerr një energji jashtëzakonisht pozitive, ka një solaritet të jashtëzakonshëm. Arbri dhe Ledioni kanë qenë me efekt antidepresion me nivele më të larta në këtë Big Brother”.
A ka Monika Kryemadhi nevojën për t’i kërkuar falje ndokujt? “Më fal do t’u thoja fëmijëve të mi që nuk kam investuar shumë në kohë fizike dhe emocionale me ta, patjetër dhe Ilir Metës që kur kishte nevojë nuk isha për të, e lashë në shoqëri të gabuar, kjo është kostoja që unë duhet ta paguaj për gjithë jetën”, u shpreh ajo.
KOHA JONË SONDAZH

