E go*iti Meritoni brenda në BBVip 3? Pas disa muajve, Fationi nxjerr videon e së vërtetës

Fation Kuqari, ish-banor i ”Big Brother Albania Vip 3”, vijon që të jetë në qendër të vëmendjes, edhe pse u bënë muaj nga dalja e tij nga gara. Së fundmi ai ka ndarë me ndjekësit një video të incident që i ka ndodhur kur ishte në shtëpi.

Ai është rrëzuar në banjë duke lënduar fytyrën. Menjëherë në rrjet u aludua se Fationi mund të jetë zënë me Meriton Mjekiqin, dhe prandaj Kuqari mori vendimin drastik për të lënë përfundimisht garën.

Por Fationi ka treguar se i kishte këmbët me ujë dhe ka rrëshqitur në banjë duke i rënë karriges dhe lënduar cepin e syrit. “Kur unë kam rrëshqitur se i kisha këmbët me ujë dhe i kam rënë karriges me cep të syrit. Kështu që flini të qetë, se as nuk jam zënë me kënd aty dhe as nuk më ka goditur kush”,-shkruan Fationi në postimin e bërë në “Instastory”.

Përplasja mes Fationit dhe Meritonit ka ndodhur kur ky i fundit ka debatuar ashpër me Rike Roçin, ku bëri dhe një gjest aspak të hijshëm. E kur Kuqari po i kërkonte llogari për veprimin e shëmtuar, moderatori e thirri atë ”burracak” dhe ”hë bukurosh”.

SHKARKO APP