E lidhur prej vitesh me djalin e Jozefina Topallit, Eva Murati flet për planet e së ardhmes

Eva Murati edhe pse një vajzë shumë e re në moshë ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj, duke u bërë e njohur si në fushën e televizionit ashtu edhe në atë të kinematografisë. Ditën e sotme Eva ishte e ftuar në ‘Pasditë në Top-Channel’ dhe ka folur mbi të gjitha pasionet e saj dhe ku e sheh veten në të ardhmen.

Ajo ka treguar se si fillim nuk ka pëlqyer aspak të ishte gazetare sportive duke qenë se zakonisht ato cilësohen thjesht si vajza të bukura dhe nuk vlerësohen për aftësitë e tyre. Pavarësisht se Eva ka studiuar për Drejtësi ajo ka zbuluar se më shumë i pëlqen bota e televizionet dhe sidomos kinematografia, e cila kërkon dhe një impenjim shumë të madh. Ajo ka treguar se së fundmi po merret edhe me xhirimet e “Njeriu me këmishë”, i cili ndërthur zhanre të ndryshme të filmit.

Gjithashtu moderatorja ka folur edhe për jetën private, ku ka treguar se martesën me të dashurin e saj Genar Topalli, e sheh si një plan shumë të largët, duke qenë se ajo tani është vetëm 22 vjeçe dhe kërkon ende më shumë nga vetja dhe nga raporti me Genarin.

SHKARKO APP