E lodhur nga photoshopi, Bebe Rexha tregon me krenari trupin (VIDEO)

Këngëtarja Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit e saj nje video në rrjetet sociale, ku ka zbuluar se edhe ajo is gjithë njerëzit e thjeshtë ka strija në trup, nuk ka forma perfekte dhe në fytyrë ka shenja lodhjeje.

Në videon e publikuar në profilin e instagramit këngëtarja shfaqet e veshur me bikini dhe tregon se si është trupi i saj në realitet. Në të mund të dallohet qartë celuliti, strijat dhe kofshët me palosje.

Bebe Rexha ka nxitur kështu të gjithë ndjekësit e saj, që të heqin dorë nga të menduarit se duhet të duken perfekt në çdo moment dhe të tregojnë si duken realisht përtej filtrave.

“Jam shumë e lodhur nga photoshopi. Dua të shikoj trupat tuaj të vërtetë. Ju jeni të bukur. Të shëndoshë. Të dobët. Celulit. Shenja strijash. Palosje. Më dërgoni videot tuaja. Nuk dua gënjeshtra photoshopi. Çdokush është i bukur”,- ka shkruar Bebe përkrah videos së saj dhe fansave që kanë bërë të njëjtën gjë si ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

SHKARKO APP