‘E lumtur që më sollët Xhulian dhe jo Oriolën…’ Befason mamaja e modeleve bukuroshe
E ftuar në emisionin ‘Kush vjen për drekë’, ka qenë e ftuar nëna e një prej emrave më të lakuar në median rozë kohët e fundit.
Xhoi Jakaj, ish-drejtore e burgut të grave, tashmë pedagoge, ka treguar raportin e saj me vajzat. Oriola Marashi tashmë njihet prej të gjithëve si modele, por edhe si pjesë e grupit OTR. Por jo vetëm ajo dhe motra Xhulia, fotot e së cilës u publikuan pak ditë më parë, duket se e kanë në gen të bukurën.
Për Xhoin ishte përgatitur edhe një video-mesazh, i cili e emocionoi shumë, sepse për të ishte i papritur.
Vajza e saj Xhulia me anë të një video, me fjalë shumë të thjeshta tregoi se sa shumë e donte dhe sa krenare është për mamin e saj. Xhoi u prek shumë nga ky mesazh, sepse ajo nuk e priste, që Xhulia mund t’i thoshte ato fjalë në publik për të.
“Xhulia është më e ftohtë më e tërhequr, se Oriola dhe prandaj u ndjeva shumë e lumtur, që më solle Xhulian dhe jo Orin, sepse Oriola tashmë është bërë qendra e botës dhe Universit”, tha Xhoi pasi pa mesazhin e realizuar nga vajza e saj enkas për emisionin./Express