E lumtur se do të merrte pjesë në filmin për Lazaratin, pse Albana s’u pa gjëkundi?

Dy vite më parë u përhap lajmi se në Shqipëri do të realizohej një film i madh Hollivudian, në qendër të së cilit do të trajtohej tematika e Lazaratit dhe bandave kriminale në fshat.

Një nga personazhet më entuziaste ishte bukuroshja Albana Osmani, e cila u tha se do të ishte edhe pjesë e kastit të filmit.

Kujtojmë se në atë kohë, Osmani shprehej:

Swiss Digital Desktop Reklama
Po pinim kafe me një miken time, ndërsa producentët e Mercury Films ishin ulur tek një tavolinë pranë nesh. Unë e kam për natyrë të flas me ekspresivitet dhe mbase kjo u ka bërë përshtypje. M’u afruan pa e ditur se unë punoj në televizion, e gjëra të tilla. Personazhi im do të fokusohet shumë tek portreti. Portreti duhet të jetë pjesa më shprehëse. Për mua është një dimension tjetër, paçka se përvoja në televizion më ka familjarizuar me kamerat. Si aktore ndihem gati edhe entuziaste”.

E kontaktuar nga revista “Anabel.al” ajo shpjegoi se në fakt filmi nuk u realizua kurrë, pasi ndryshoi gjithçka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Osmani është shprehur:

Në fakt ai film, “Lazarat Burning”, nuk u bë kurrë, madje dhe emri ndryshoi. Për punët e tyre, ata ndryshuan skenarin, kastën e aktorëve dhe detaje të tjera. Në film futën më shumë personazhe burra. As unë, as Ermalidhe as Jonida nuk qemë pjesë”.

Filmi “The Brave”, që është shfaqur në kinematë shqiptare prej pak ditësh ka të njëjtin subjekt dhe qëllim si edhe “Lazarat Burning”, ku paraqitet bota e drogës dhe krimit në Shqipëri.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?