E papritur! Ariana Grande shpërthen në lot gjatë koncertit në skenë

Kohët e fundit këngëtarja Ariana Grande ka përjetuar probleme të shumta emocionale dhe mesa duket ende nuk i ka kaluar. Ajo nuk ka mundur të kontrollojë lotët për minuta të tëra në një nga koncertet e saj, ndërkohë që ishte në skenë.

Ariana u ul dhe nisi të qajë duke folur për gjendjen e saj emocionale. Grande është shprehur se e ka të vështirë për momentin që të balancojë jetën e saj private me atë personale,

Gjithashtu  Ariana theksoi se ndihet në presion, pasi kohët e fundit në jetën e saj personale ka pasur shumë ndodhi të pakëndshme.

“Po i ndaj këto detaje me ju sepse jam mirënjohëse për mbështetjen tuaj dhe dua ta dini se nuk jeni vetëm. Përpiquni të bëheni të fortë sado keq të ndiheni”,-ka thënë ajo.

Problemet emocionale të saj janë përkeqësuar pas vdekjes së ish të dashurit Mac Miller. Më vonë ajo i dha fund lidhjes me Pete Davidson.

YouTube player

SHKARKO APP