E vogla më e pasur në botë flet rreth ndërhyrjeve kirurgjikale

Kylie Jenner, më e vogla e klanit Kardashian ka bërë disa ndërhyrje që kanë ndryshuar tërësisht pamjen e saj. Në serialin “Life of Kylie” ajo tregon se ka shkuar në terapi për të folur rreth pasigurive që kishte me veten. “Isha 15 vjeç dhe isha e pasigurtë për buzët e mia. Kisha buzë shumë të vogla”, tha 20-vjeçarja. Pas kësaj, shtoi se puthja e parë ishte e tmerrshme për të, pasi djali kishte kritikuar buzët e saj. “E mora shumë keq. Kur djali që pëlqen e thotë atë gjë, të bën të ndihesh keq. Unë nuk ndihesha e dëshirueshme apo e bukur. I doja buzët e mëdha dhe bëra ndërhyrjen kirurgjikale”, tha ajo. Dihet se e vogla më e pasur në botë që zotëron linjë kozmetike nuk e pranoi në fillim që kishte bërë operacion, por thoshte se ishin vetëm efekt i përdorimit të lapsit. Deri tani kjo është e vetmja që ka pranuar, por dyshohet të ketë bërë dhe të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?