E vogla më e pasur në botë flet rreth ndërhyrjeve kirurgjikale
Kylie Jenner, më e vogla e klanit Kardashian ka bërë disa ndërhyrje që kanë ndryshuar tërësisht pamjen e saj.
Në serialin ‘Life of Kylie’ ajo tregon se ka shkuar në terapi për të folur rreth pasigurive që kishte me veten.
“Isha 15 vjec dhe isha e pasigurtë për buzët e mia. Kisha buzë shumë të vogla,” – tha 20-vjecarja. Pas kësaj, shtoi se puthja e parë ishte e tmerrshme për të pasi djali kishte kritikuar buzët e saj.
“E mora shumë keq. Kur djali që pëlqen e thotë atë gjë, të bën të ndihesh keq. Unë nuk ndihesha e dëshirueshme apo e bukur. I doja buzët e mëdha dhe bëra ndërhyrjen kirurgjikale,” – tha ajo.
Dihet se e vogla më e pasur në botë që zotëron linjë kozmetike nuk e pranoi në fillim që kishte bërë operacion, por thoshte se ishin vetëm efekt i përdorimit të lapsit. Deri tani kjo është e vetmja që ka pranuar, por dyshohet të ketë bërë dhe të tjera.