Ed Sheeran i kërkohet të përformojë në dasmën mbretërore

Ai ka treguar interes për të kënduar në dasmën mbretërore të princit Harry dhe Meghan Markle. Dhe Ed Sheeran mund të arrijë të realizojë performancën e ëndrrave. Pas këngëtari 26 vjeçar thuhet se do të këndojë në ceremoninë e martesës së shumëpritur në maj. Sipas Us Weekly, ylli i muzikës është kontaktuar tashmë nga Princ Harry dhe iu është kërkuar që të këndojë në ditën e tyre të madhe. Burimi tha: “Princ Harry i ka kërkuar personalisht Ed që të këndojë në dasmën e tij”. Ethet e dasmës mbretërore kanë filluar të rriten që kur njoftimi i fejesën u bë i ditur në nëntor. Ndërsa nuk dihet ende nëse Ed është dakort me koncerti, ideja që të luante në ngjarjen e madhe i kishte kaluar edhe më parë në mendje. Pas marrjes së MBE nga Princi Charles në dhjetor, Ed ishte pyetur a do të thoshte ‘po’ nëse do t’i kërkohej të këndonte në ditën e madhe. Dhe 26 vjeçari u përgjigj: “Po, pse jo”?!

SHKARKO APP