Ed Sheeran zbulon arsyen jetike pse nuk mori pjesë në Çmimet Grammy

Ed Sheeran mund të ketë qenë një nga fituesit më të mëdhenj të Grammy Awards 2018, por këngëtari nuk erdhi në mbrëmjen gala.

Pasi në skenë u lexua emri i tij dhe çmimet prestigjoze që fitoi përfshirë Best Pop Vocal Album dhe Best Solo Performance  për singëllin e tij Shape Of You, prezantuesi ishte i detyruar që të justifikonte mungesën e Ed.

Fansat u lanë të zhgënjyer nga ED, i cili vetëm oak javë më parë u fejua me të dashurën e tij Cherry Seaborn dhe spekuluan mbi vendodhjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por 26-vjeçari, përpara se situata të përkeqësohej arriti të sqarojë ngjarjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke shkuar në Instagram, ai zbuloi se nuk u shfaq në Madison Square Garden në New York sepse kishte qenë në gjumë.

“U zgjova nga lajmet se kam fituar Grammys mbrëmë. Faleminderit,” – Ed shkroi në Instagram së bashku me një fotografi të maceve të tij, duke shtuar se macet po kërcenin nga qefi për të.

“Shumë dashuri për të gjithë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?