Edhe Bledi Mane e pranon: ”BBV” shndërrohet në agjenci funerali nëse del Luizi

Banorët e nominuar të “Big Brother Albania VIP 2”si Luizi, Kiara dhe Bledi iu janë përgjigjur pyetjeve të përgatitura nga banorët e tjerë. Njëra nga pyetjet ishte se çfarë do të ndodhte në shtëpi nëse do të largohet Luizi.

Kiara tha se nëse do të dalë Luizi: “Kjo shtëpi do të shkojë në gropë e gjitha”. Bledi u shpreh se nëse Luizi largohet, shtëpia e BB do të shndërrohet në agjenci funerali.

“Nëse del Luizi shtëpia do humbasë një pjesë madhore të identitetit të saj, do ketë mungesë energjie, të keqe dhe të mirë, se i mishëron të dyja. Do kthehet të paktën për një javë, jo se i bëj qefin po do dukej si një agjenci funerali, ku nuk do dëgjohet asnjë lloj zhurme, po ndoshta më vonë do ta rikuperojë veten, me hyrje të reja”, tha Bledi. Sonte ky Prime pritet me shumë vëmendje të madhe, pasi njëri prej tyre do të lërë shtëpinë.

SHKARKO APP