Edhe Neymar qau me filmin e njohur turk

Ka pushtuar krejt botën.

Filmi i njohur ‘Mrekulli në qelinë nr7’ me protagonist Aras Bulutin është duke shkruar historinë, për kinematografinë turke ky është filmi i parë që transmetohet në Netflix, dhe për suksesin po flasin vet shikuesit, shkruan Syri Kosova.

Ylli i futbollit Neymar paska shikuar filmin së fundmi, dhe si shumica e publikut edhe ai ka mbetur i fascinuar nga aktrimi i ‘Memos’ dhe ‘Ovas’.

Sulmuesi brazilian ndau një postim në Instagram ku shkroi: Ata që kanë fëmijë, e dinë se çfarë po mendoj tani, dhe ata që nuk kanë është e njëjta gjë… dashuria i bashkon të gjithë. Kam qarë si një fëmijë.

SHKARKO APP