Edhe pse të rinj, Arbenita dhe Fero do bëhen prindër për herë të parë (FOTO)

Modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero po bëhen prindër të parë dhe për këtë s’ka më dyshime. Dyshja e cila ditën e djeshme njoftoi se i dha fund beqarisë, tashmë do të bëhen prindër për herë të parë dhe shtatzënia ka shpjeguar edhe “martesën” e shpejtë të çiftit.

“Iconstyle.al” ka siguruar foto nga ceremonia e kurorëzimit të çiftit, ku Arbenita shfaqet me fustanin e kuq ngjitur pas trupit, tek i cili i dallohet qartë barku i rrumbullakosur.

Ende nuk e dimë në cilin muaj të pritjes së ëmbël është bukuroshja, megjithatë duket se do të lindë shumë shpejt.

SHKARKO APP