Edisa Demollari rrëfen mes emocionesh: “Provuam për vite të bëheshim prindër, por kjo na ndau”

Screenshot

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Edisa Demollari, ka ndarë një rrëfim të ndjerë për jetën e saj personale dhe vështirësitë që ka përjetuar në përpjekjet për t’u bërë nënë.

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ajo foli hapur për periudhën e një marrëdhënieje serioze, ku së bashku me partnerin kishin planifikuar të krijonin familje, por përballja me pamundësinë për të pasur fëmijë solli tensione dhe në fund ndarjen e çiftit.

“E provuam për vite me radhë dhe nuk ndodhi. Kjo solli shumë zënka në çift derisa përfunduam në ndarje,” u shpreh Demollari, duke shtuar se situata u bë edhe më e vështirë për shkak të presionit emocional dhe ndjenjës së fajit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo tregoi se pavarësisht analizave të rregullta dhe rezultateve të mira shëndetësore për të dy partnerët, shtatzënia nuk erdhi, duke e bërë përjetimin edhe më të rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E donim shumë, por ndiheshim fajtorë. Ishin momente shumë të dhimbshme,” tha ajo, duke kujtuar periudhat kur testet e shtatzënisë rezultonin negative.

Demollari foli gjithashtu për paragjykimet dhe komentet në rrjetet sociale lidhur me moshën dhe jetën e saj personale, duke theksuar se dëshira për t’u bërë nënë mbetet e fortë, por jo gjithmonë gjërat varen nga vullneti i individit.

Rrëfimi i saj ka ngjallur reagime të shumta, duke sjellë në vëmendje sfidat emocionale që përjetojnë shumë çifte përballë vështirësive për të pasur fëmijë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?