Eduart Grishaj: E dinim potencialin e Luizit para se ai të futej në Big Brother VIP 2

Një sezon fantastik ky i Big Brother Vip 2, i cili me kastin e mrekullueshëm arriti të mbante të mbërthyer para ekranit miliona shqiptarë.

Në çdo ngjarje që ndodhte në shtëpi, çdo batutë, debat, apo surprizë e/mes banorëve, shqiptarët fjetën dhe u ngritën me ta plot 129 ditë dhe do të vijojnë kështu deri natën finale, që do të jetë padyshim mbrëmja e surprizave të mëdha.

Për regjisorin e Big Brother Vip II, Eduart Grishaj, rezultati nuk është i papritur. I ftuar në “Fan Club”, Grishaj është shprehur se e dinte që me përzgjedhjen e kastit që ky do të ishte një Big Brother i jashtëzakonshëm.

Pjesë nga biseda:

Megi Pojani: Ka qenë një Big brother i 1 milion surprizave dhe parashikimeve. Ti ke bërë një parashikim në fillim…

Grishaj: Unë kam thënë që në fillim që ky do të jetë në Big Brother i jashtëzakonshëm. Ishte shumë i mirë BBVip që shkoi, por ky do të jetë një Big Brother i madh. Dhe nuk është një rastësi apo ne bëjmë kështu parashikimesh, por e dimin që te përzgjedhja e kastit, të gjithë si staf, që ky do të jetë një kast i jashtëzakonshëm. E dimin të gjithë potencialin që do të kishte Luizi që më përpara, e dinim që do të ishte një lojtar i fortë. Po ashtu edhe Olta… E dinim që kishim disa lojtarë të jashtëzakonshëm që do të bënin një rrugëtim të bukur që do të kënaqej shumë edhe publiku që do t’i shikonte nga ekrani.

SHKARKO APP