Efi hap “Kutinë e Pandorës” dhe dërgon 4 banorë në “burg”
Duke qenë se Efi ka avantazh nga loja që ajo bëri me Dean, Vëllai i Madh i dha asaj mundësinë për të hapur “Kutinë e Pandorës”.
Në zarfin e bardhë, Vëllai i Madh i jepte mundësinë Efit që ajo të bënte një telefonatë me një person shumë të dashur.
Ajo komunikoi me babin, për të cilin e kishte marrë shumë malli. Efi ishte e shqetësuar për të atin, duke qenë se ai është sëmurë.
Babai i saj tha se ai është shumë mirë dhe i tha që ajo është një burrneshë e vërtetë dhe se duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj.
Në zarfin e zi, Efi duhet të dërgonte katër banorë në burgun e Big Brother deri të martën. Ajo zgjodhi Bledin, Kristin, Qetsorin dhe Dean.