Efi: Ilnisa e pëlqen, Meritoni po e përdor për t’u fuqizuar! Ronaldo: Kanë tërheqje se*suale

Një tjetër çift potencial në ”Big Brother Albania VIP 3” është ai Ilnisa-Meriton. Dyshja e shijojnë mjaft mirë shoqërinë e njëri-tjetrit, madje fillimisht është dëgjuar Ilnisa të shprehej se e shijon rri me reperin sepse ai e bën të qesh. Nga ana tjetër Meritoni kur është pyetur nga banorët, ka vlerësuar shumë posesivitetin dhe natyralitetin e Ilnisës.

Por si shihet nga jashtë marrëdhënia Ilnisa-Meriton? Për Big Brother “Fan Club”, Efi Dhedhes është shprehur se ajo çka ndjen Ilnisa është e vërtetë, shumë ndryshe nga Meritoni që po përpiqet të shfrytëzojë potencialin e saj brenda shtëpisë për lojë që të katapultojë veten drejt finales.

Për Ronaldon, Ilnisa-Meriton do të jenë një ndër çiftet më të suksesshme të këtij Big Brotheri, ndërsa Ina e ka vënë theksin te bullizimi dhe paragjykimi që po i bëhet Ilnisës si nënë online; ndryshe nga Meritoni, i cili nuk paragjykohet fare sepse është lidhur me një vajzë më të madhe në moshë.

Efi: Meritoni të njëjtën gjë bënte me të gjitha gocat derisa përfundoi me Ilnisën. Ilnisa ka vërtetë një pëlqim ndaj tij. Ndërkohë ai po merr forcë dhe fuqi nga ana e Ilnisës. Madje dje kur ishin te holli dhe u hodh pyetja, ai e theksoi se “po marrëdhënie e tyre është shoqërore, por jo Ilnisa”.

Ronaldo: Ilnisa-Meritoni një ndër çiftet më të sukseshshme të këtij Big Brother VIP-i. Ata shesin më shumë sesa një marrëdhënie normale Sara-Bardhi dhe Ilnisa është gocë televizioni, e di mjaftë mirë këtë. Tërheqje seksuale dhe afeksion mes tyre, por që unë nuk besoj se është e vërtetë.

Ina: I jep një ndjesi seksualiteti që e gjen te Meritoni. Mirëpo, ajo që më shqetëson mua është paragjykimi që po i bëhet një nëne beqare në rrjet ndërkohë që askush nuk po flet për Meritonin si baba dhe faktin se ai po lidhet me një vajzë më të madhe në moshë.

SHKARKO APP