Egla Ceno analizon lojën e Gjestit: Nëse funksionon deri në fund…

Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP, Egla Ceno ka komentuar Gjestin, i cili ka trazuar ujërat në BBVA4 dhe është kthyer në fenomen. ”Mendoj që është gati qëllim në vetvete ajo ndezja që ju bëri banorëve dhe nëse funksionon deri në fund kështu bravo i qoftë. Kam pikëpyetjet e mia”.

Cilin prej banorëve do të donte Egla që të fitonte këtë edicion? ”Mua më pëlqente Amber që doli, kishte një lloj inteligjence në batutë dhe karakter. Kalvarin e saj e mori vesh gjithë Shqipëria, pra shndërrimi i saj nga burrë në grua nuk ja lëshoi kurrkujt në asnjë sekondë. Të luante viktimën dhe të thoshte mua më kanë bërë këtë apo unë kam pësuar këtë. Për këtë fitoi respektin tim me thënë të drejtën. Më erdhi shumë keq që dje e la Big Brother-in”.

 

 

SHKARKO APP