Egla kërkon falje për thyerjen e rregullave, Ledioni: Personi më hipokrit këtu je ti Egla
Egla është një nga banoret më të komentuara në momentin aktual në shtëpinë e “BBV3”. Ajo shkel një nga rregullat kryesore duke mos mbajtur mikrofonin, rezultuar në ndërprerjen e furnizimit me ujë për disa orë për banorët. Gjithashtu, ajo nuk realizoi sfidën në fermë, duke humbur kështu çmimin prej 80 mijë euro. Sot, ajo ndau ndjenjat dhe komentoi dinamikën aktuale në shtëpi.
“Mua më është bërë një gjyq. Unë i kërkova falje. Jam ulur me disa prej tyre për t’i shpjeguar se çfarë ndodhi. Kam folur edhe me Julin, nuk e bëra kastile. Para shëndetit nuk vendos gjë. Unë nuk e mendova që do kaloja natën në një shtresë në kashtë. Unë u tërhoqa nga kafshët… Ledjona është duke i rënë një gozhde shumë të ulët. Miss Londra gjithashtu ka dashur të konfliktoheshim… Meritoni ka shpërfaqur një fytyrë që nuk e dija. Më ka trembur me prezencën e tij në shtëpi.”
Ledjona iu përgjigj si më poshtë këtyre komenteve të Eglës.
“Nëse ka një person që ofendon nga mëngjesi në darkë është Egla. Nuk mban përgjegjësi për asgjë që bën e që thotë. Egla më ka prekur dhe me duar dhe e kam toleruar, nuk kam reaguar. Banorëve duhet t’i kërkojë falje të gjithëve, jo vetëm atyre që u intereson. Kemi ndenjur pa ujë prej saj. Personi më hipokrit këtu je ti Egla.”