Einxhel Shkira dhe Dj Dagz në pritje të fëmijës së tyre të parë
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të pëlqyer në showbiz. Që prej nisjes së romancës brenda shtëpisë së “BBVIP” dhe deri më tani dyshja i kanë treguar publikut dashurinë e madhe që kanë për njëri- tjetrin. E teksa tashmë çifti po përjetojnë prej muajsh lidhjen e tyre të dashurisë, shumë thashetheme qarkulluan kohëve të fundit se moderatorja ishte në pritje të ëmbël dhe ky lajm tashmë ka rezultuar i vërtetë.
Sipas burimeve për “Prive.al” Einxhel dhe partneri i saj do të bëhen prindër së shpejti për herë të parë, kjo pasi ish-banorja është në javën e 16-të të shtatzënisë.
Dhe pse lajmet qarkullonin poshtë e lartë se çifti ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë, Einxhel i ka hedhur gjithmonë poshtë këto aludime. Megjithëse duhet të themi se fotot e fundit të publikuara nga moderatorja në profilin e saj në Instagram kanë ngjallur dyshime pasi Shkira shihet më pak provokuese me fotot e saj duke mbuluar pjesët e trupit, veçanërisht barkun.
View this post on Instagram