Ejshani e pranon/ Për mua bukuria ka qenë mallkim

Me siguri e mbani mend nga roli i ‘Ejshanit’ tek seriali ‘Ezel’ ose nga roli i mrekullueshëm në serialin ‘Nënë’. Cansu Dere është një nga femrat më të bukura të Turqisë dhe për këtë është e vetëdijshme. Ajo ka treguar në një intervistë se ka qenë modele dhe balerinë.

“Të dy këto profesione i kam adhuruar , por kur isha balerinë nuk më eci pasi më thoshin që isha tepër e gjatë për atë profesion. Kur u bëra modele mu ndalua nga qeveria që të merrja pjesë në ‘Miss Globe’ pasi në atë kohë zhvillohej në Qipro”, -ka treguar aktorja e njohur.

Më tej 33-vjeçarja ka vijuar:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë nuk dua të dal nëpër qendra tregtare dhe të shpenzoj për veshje, më mjafton të shpenzoj për një libër. Dhe mund të them që për mua bukuria nuk ka qenë bekim, por mallkim.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse ky opinion lidhet me zhgënjimet në profesione apo në dashuri, këtë nuk e ka zbuluar.

/revistawho.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?