”El Divo”, Londrimi publikon këngët e reja të EP-së. Puthje pasionante me një ish-banore
Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova 4, Londrim Mekaj, ka publikuar zyrtarisht EP-në e tij më të re me titull “El Divo”, duke shënuar rikthimin e tij në skenën muzikore pas suksesit në reality show. EP-ja përmban pesë këngë të reja: “Bonasera”, “Ngom”, “My Baby”, “Falma” dhe “Afterparty”.
Pak javë më parë, Londrimi kishte paralajmëruar publikimin e këngëve të reja, duke premtuar projekte të veçanta për fansat e tij. Kënga e parë e EP-së u lançua me videoklip, ndërsa i gjithë mini-albumi tashmë është i disponueshëm për publikun.
Me “El Divo”, Londrimi synon të konsolidojë pozicionin e tij në muzikën shqiptare, duke sjellë një kombinim të tingujve modernë dhe stilit që e bëri të njohur te publiku.
Sakaq në videoklipin ”My Babay”, në krah të Londrimit është edhe Dolce, banore e edicionit të 4-tër të ”Big Brother Kosova”, ku kimia mes tyre duket e zjarrtë, aq sa edhe në fund të klipit, shkëmbejnë një puthje.

KOHA JONË SONDAZH

