Eleminimi i Gjestit dhe thirrja për protesta, Alaudini: Big Brother më shumë sesa një garë
Prime i së hënës në ”Big Brother Kosova Vip 3” ishte më shumë sesa finale. Në qendër të vëmendjes ishte ballafaqimi mes dy konkurrentëve të fuqishëm, Gjesti dhe Driloni, të cilët, sipas prezantuesit Alaudin Hamiti, nuk mund të quhen humbës. Ai theksoi se të dy dolën fitues jo vetëm në lojë, por edhe në zemrat e publikut që e përjetoi spektaklin me emocion të madh.
Hamiti ndau mendimin e tij duke theksuar se Big Brother është shumë më tepër sesa një garë. Ky reality show është një eksperiencë që i sfidon banorët, duke sjellë emocione të papritura dhe krijuar një lidhje unike mes tyre dhe publikut.
Ai shtoi se përvoja brenda shtëpisë së Big Brother është vetëm fillimi i një rrugëtimi më të madh për secilin prej banorëve. Përmes kësaj aventure, ata jo vetëm që kanë treguar aftësitë e tyre, por kanë fituar zemrat e mijëra njerëzve jashtë.
Netët si kjo e mbrëmshmja, të mbushura me energji dhe momente të paharrueshme, janë ato që e bëjnë Big Brother një fenomen të jashtëzakonshëm për shikuesit dhe një përvojë të pashlyeshme për banorët