Eli Fara bën lëvizjen e papritur dhe në ”valle” futet Luiz Ejlli
Këngëtarja Eli Fara duket e vendosur të vijojë angazhimet e saj artistike, pavarësisht vëmendjes së madhe mediatike që e ka shoqëruar ditët e fundit, me videot intime. Këngëtarja e njohur ka konfirmuar pjesëmarrjen në një mbrëmje muzikore në Tiranë, duke dhënë sinjalin se muzika mbetet në qendër të jetës së saj.
Përmes një postimi në Instagram, Fara ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e eventit “Nata e Legjendave”, që pritet të mbahet më 16 tetor. Në këtë mbrëmje, ajo do të ndajë skenën me Luiz Ejllin dhe Altin Shirën. Pak ditë më parë ajo ishte e ftuar edhe në emisionin ”Live me Luizin”, dhe mesa duket, fituesi i ”Big Brother Albania Vip 2”, e ka marrë në ”mbrojtje”.
Njoftimi vjen pas një periudhe të vështirë për artisten, e cila u bë pjesë e diskutimeve publike pas shpërndarjes së materialeve intime, në një rast që ka ngritur shqetësime mbi privatësinë dhe të drejtën për të mbrojtur jetën personale.


