Eliza Dushku bëhet nënë, aktorja publikon foton e parë të djalit

Eliza Dushku është bërë nënë për herë të parë, duke u bekuar me një djalë. Aktorja me origjinë shqiptare disa orë më parë ka publikuar në “Instagram” foton e parë të vogëlushit, por nuk ka treguar se kur ka lindur.

Në fotografinë e postuar shfaqet bashkëshorti i saj Peter Palandijan, i cili mban në krahë djalin që e kanë pagëzuar me emrin Philip. “A mund ta ndjesh dashurinë Philip “Bourne”. Faleminderit për gjithë dashurinë”, ka shkruar Dushku në postimin e saj.

Untitled 4

Mes gjithë urimeve të shumta, në komente bie në sy ai i bashkëshortit të aktores, i cili e falenderon atë për sjelljen në jetë të djalit të tyre. “Nënë dhe grua perëndeshë dhe gjithmonë shoqja ime e ngushtë, faleminderit dashuria ime për djalin tonë të bukur”, ka shkruar Palandijan.

Eliza e zbuloi lajmin e shtatzënisë në shkurt të këtij viti, gati 6 muaj pas kurorëzimit me martesë të dashurisë së saj me Peter.

SHKARKO APP